• Iniziativa BIMe karakterizohet nga disa parime themelore:

    Angazhim për promovimin dhe aksesin e përmbajtjeve. Udhëzuesit dhe mjetet e Nismës BIMe lëshohen lirshëm/falas me licence Creative Commons, e cila lejon përdorimin e tyre falas për individë dhe për organizatat brënda projekteve. (ofruesit e shërbimeve kërkojnë licencë)

  • Rritje e bazuar mbi një Strukturë Njohurish:

    Nisma BIMe bazohet mbi një strukturë të përcaktuar mirë për të mbledhur dhe organizuar njohuritë. Kjo strukturë garanton një zhvillim modular të udhëzimeve dhe mjeteve të lidhur fort mes tyre...me tepër info.

  • 'Peer-sourced' dhe 'Peer-tested':

    Nisma BIMe vendos në bashkëpunim ekpertë ndërkombetarë të fushës, pjesë të botës akademike dhe të industrisë, nëpërmjet një rrjeti Kërkimi dhe Zhvillimi (R&Zh) me një pjesëmarrje intensive e shumë të kualifikuar. Nëpërmjet ketij rrjeti, identifikohen, zhvillohen, testohen dhe publikohen zgjidhjet më të mira.

  • Open Innovation, zhvillim përtej kufijve:

    Nisma BIMe siguron një bashkësi mjetesh njohurie që çdokush mund të përdorë, personalizojë, përkthejë e perfeksionojë në kohë. Nëpërmjet Open Innovation zgjidhje të reja zhvillohen në menyrë bashkëpunuese e shpërndahen mes disiplinave, industrisë dhe tregut.