Misioni
Misioni i Nismës BIMe është të përshpejtojë transformimin dixhital të Mjedisit te Ndertuar.
Vizioni
Misioni i Nismës BIMe do të arrihet duke demonstruar mënyra të reja të menduari, hulumtuari, mesuari dhe bashkëpunuari.
Qëllimet
Misioni dhe vizioni i Nismës BIMe shprehet nëpërmjet tre qëllimeve plotësuese:
Qëllimi 1: Të ndihmojë praktikuesit për të përmirësuar aftësitë e tyre dixhitale.
Qëllimi 2: Të ndihmojë organizatat të miratojnë, përshtatin dhe përtërijnë zgjidhje praktike dixhitale në brendësi të tyre e në projekte bashkëpunuese.
Qëllimi 3: Të mbështetë politikë-bërësit në përmirësimin e strategjive të transformimit dixhital për një vend ose rajon.
Shënim: çdo qëllim ndahet në objektiva të matshëm (të përcaktuar për projekt). Projektet mund të interesojnë më shumë se një qellim.
Dorëzimet
Nisma BIMe do të përmbushë qëllimet e saj duke ofruar burime më qasje të hapur për të gjithë për t’u përdorur lirisht (referojuni licencave përkatese). Dorëzimet e synuara mund të jenë produkte përfundimtare për përdorim praktik (p.sh. një mjet në internet ose një model) ose përbërës konceptuale të nevojshëm për ndërtimin e produkteve përfundimtare.
Projektet
Rezultatet e synuara të Nismës BIMe arrihen përmes projekteve të ndërlidhura të ndara në mikroprojekte dhe paketa pune të vetë-organizuara.
Metodat
Nisma BIMe vendos një ndërthurje të metodologjive dhe metodave për të arritur qëllimet e saj. Këto përfshijne inxhinierinë e njohurive (knowledge engineering), sistemeve të të menduarit (systems thinking) dhe metodat semantike të strukturimit (semantic structuring methods) - të gjitha të mbështetura nga kornizat e botuara e të rishikuara nga koleget.
Parimet
Të gjitha aktivitetet dhe rezultatet e Nismës BIMe drejtohen nga një sërë Parimesh të Përgjithshme për të cilat vullnetarët e komunitetit bien dakord para se ti bashkohen nismës. Marrëveshja mbi këto Parime të Përgjithshme eshte bërë duke nënshkruar Excellence Manifesto.